20-04-2024

LDK cakton kandidatin për kryetar të Rahovecit

Kandidati për kryetar të Rahovecit nga radhët e LDK-së do të jetë Burim Krasniqi.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se kryetari i Degës së LDK-së në Rahovec, Burim Krasniqi, me mbështetje të plotë të Degës u nominua kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit.

“Kryesia e Degës gjithashtu iu dha besimin këshilltarëve aktual të LDK-së në Kuvendin Komunal që të kandidojnë prapë në konsultim me nëndegët e tyre përkatëse. Kandidatët e tjerë do të caktohen në konsultim me nëndegët. Na priftë e mbara. Suksese Kryetarit të Degës, z. Burim Krasniqi”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Zgjedhjet lokale për kryetar komunash do të mbahen më 17 tetor.

Asnjë koment

Comments are closed.