24-07-2021

Pas 8 muajsh Thaçi dhe të tjerët në Hagë do të takohen me familjarët

Shtatë personalitete të Luftës së UÇK-së ka afro tetë muaj që qëndrojnë brenda mureve të këtij objekti.

Hashim Thaçit,  Kadri Veselit,  Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Hysni Gucatit e Sali  Mustafës  i është konfirmuar aktakuza gjatë vitit 2020.

E që nga ajo periudhë asnjë nga ish-krerët e UÇK-së nuk patën mundësinë t’i takojnë familjarët e tyre.

Të gjithë të paraburgosurit gjatë kësaj periudhe, ishin pajisur me mjete që shërbejnë për të mbajtur lidhjen me anëtarët e familjes dhe të tjerët gjatë qëndrimit në paraburgim.

Megjithatë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka mundësuar që vizitat për këta të fundit të fillojnë më 15 korrik të këtij viti.

Këtë e konfirmojnë nga kjo Zyrë për T 7.

Zyra e Prokurorit të Specializuar shton se edhe bisedat me video do të vazhdojnë të zhvillohen gjithashtu.

Vaksinimi i ish-krerëve të UÇK-së, ka bërë që të ketë rishikim të vazhdueshëm të masave që DHSK ka vendosur.

Kjo ka ndikuar edhe në rifillimin më të shpejtë të vizitave personale, të cilat asnjë nga ish-krerët nuk i zhvilluan fizikisht për muaj të tërë./GE

Asnjë koment

Comments are closed.