27-07-2024

LDK-ja formon Departamentin e Arsimit: Zotohemi për koeficient 150!

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbledhur profesionistë të arsimit, për të konstituuar Departamentin e Arsimit të LDK-së.

Në mbledhje morën pjesë anëtarë të rëndësishëm të partisë, individë me përvojë në fushën e arsimit, si dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit u zotua për koeficient 150, 80 çerdhe të reja si dhe projekte të reja në këtë fushë, sidomos në digjitalizimin e shkollave.

“Duam mësim gjithëditor që fëmijët tanë të qëndrojnë në ambiente shkollore gjatë gjithë ditës. Që prindërit të mos detyrohen të ndërprejnë punën, të gjejnë kujdestarë – apo të mos punojnë fare – sepse fëmijët s’kanë ku të qëndrojnë” tha Abdixhiku.

Jehona Lushaku Sadriu u zgjodh udhëheqëse e këtij departamenti.

Ky është njoftimi i plotë i Abdixhikut:

Sonte, mblodha dhe konstituuam Departamentin e Arsimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mes profesionistëve të arsimit, njerëzve me përvojë të jashtëzakonshme, me integritet personal e me potencial të madh, diskutuam për zotimet tona brenda programit ‘Rruga e Re’.

Duam mësim gjithëditor që fëmijët tanë të qëndrojnë në ambiente shkollore gjatë gjithë ditës. Që prindërit të mos detyrohen të ndërprejnë punën, të gjejnë kujdestarë – apo të mos punojnë fare – sepse fëmijët s’kanë ku të qëndrojnë.

Zotohemi për koeficient 150! Koeficient 150!

Duam shkolla digjitale, e digjitalizim të plotë në ambiente shkollore që nxënësit tanë të jenë në hap me kohën!

Zotohemi për 80 çerdhe të reja brenda 4 viteve, e rritje graduale të pjesëmarrjes së fëmijëve nga 3 vjet në sistemin shtetëror!

Këto dhe projektet tjera, janë pjesë e platformës politike të LDK-së! I lumtur me përmbajtjen e programit tonë; edhe me i lumtur me kualitetin e profesionistëve tanë!

Jehona Lushaku Sadriu u zgjodh udhëheqëse e këtij departamenti.

 

Asnjë koment

Comments are closed.