20-05-2024

Parashikimi i motit për të mërkurën (15.05.)

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu, të cilat do të vazhdojnë të jenë të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit. Gjatë orëve të pasditës pritet të ketë sërish zhvillime konvektive të vranësirave, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Trajektorja e stuhive parashihet të jetë thuajse e ngjashme me atë të sotit.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 20°C./MK

Asnjë koment

Comments are closed.