27-07-2024

Një turiste norvegjeze vdes në Shqipëri

Një turiste norvegjeze ka humbur jetën në Durrës.

Policia njofton se turistja 83 vjeçare është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit por, pavarësisht ndihmës së parë, nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas policisë, dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 83-vjeçares.

Asnjë koment

Comments are closed.