26-11-2024

LDK-ja kërkon balancim të pushtetit në Prizren

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Komunës së Prizrenit kanë bërë të ditur se ende nuk ka ndonjë lëvizje konkrete sa i përket tejkalimit të krizës së fundit në koalicionin qeverisës lokal të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tyre, nevojitet një rifreskim i marrëveshjes mes dy partnerëve qeverisës, me qëllim të krijimit të një balance në pushtetin lokal, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkaq edhe përfaqësues nga radhët e VV-së në KK-në e Prizrenit kanë vlerësuar se një marrëveshje e re me LDK-në do të krijonte një mundësi më të favorshme për vendimmarrje në organin më të lartë komunal.

Moskoordinimi në mes këtyre dy partnerëve kishte rezultuar me dështimin në zgjedhjen e kryesuesit të KK-së, çështje kjo që ka mbetur pezull prej 10 ditësh.

Asnjë koment

Comments are closed.