LDK-ja në Prizren: Votuam buxhetin në të mirë të qytetit dhe qytetarëve të Prizrenit
Votimi i buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin e ardhshëm ka zgjuar debat mes partive opozitare.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Nismës Socialdemokrate, e cila ka vlerësuar se LDK-ja si parti opozitare ka votuar buxhetin e partisë në pushtet (LVV-së) që sipas Nismës është një buxhet i llogaritur për fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtën e vitit 2021.
Por, kështu nuk mendon LDK-ja e cila ka vlerësuar se votimi i buxhetit është bërë në të mirë të qytetit dhe qytetarëve të Prizrenit.
“Votimi i buxhetit Komunal 2020/23 nga LDK dhe bërja e Komunes me buxhet, dëshmon interesimin që LDK e ka për realizimin e projekteve në Qytetit e Prizrenit, por fatkeqësisht duhet te përseris se me këtë ekzekutiv ashtu siq ka #dështuar realizimi i projekteve në 2020 mund të #dështoje edhe realizimi i këtij buxheti 2020/23!
Ju lumt LDK-së (Asamblistave) për voten ✌ në të mirë të qytetit dhe qytetarëve të Prizrenit!”, thuhet në reagimin e LDK-së./04 Online