LDK në Malishevë e ndarë në dysh se si do të rreshtohen në balotazh

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Malishevë ende nuk e ka ndarë mendjen se cilin kandidat do ta përkrah për kryetar të kësaj komune.

Kjo për faktin se në degën e LDK-së ka qëndrime të ndryshme se si duhet të pozicionuar.

Bajrush Hoti kryetar i kësaj dege ka thënë për Indeksonline se mbrëmë kanë pasur mbledhje të kryesisë, por ende nuk janë përcaktuar definitivisht.

“Në mbledhjen e djeshme të kryesisë së degës ka pasur qëndrime të ndryshme të anëtarëve të kryesisë se a duhet përkrahur kandidatin e NISMA-s apo kandidatin e LDK-së. Prandaj nuk ka ende vendim përfundimtar”, ka thënë Hoti për Indeksonline.

Më tutje, ai ka thënë se qendra në Prishtinë e këtij subjekti nuk iu ka dhënë orientim se si duhet rreshtuar dhe i ka lënë të lirë për të vendosur.

Kujtojmë se në garë për kryetar të Malishevës janë Ekrem Kastrati nga NISMA dhe Isni Kilaj nga PDK.