Intervistohet një suharekas për ngacmim ndaj një mashkulli

Një person është intervistuar dje nga policia në Suahrekë, për shkak të raportimit për ngacmim nga një mashkull, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti kishte  ndodhur para një jave, por nuk është njoftuar për cfarë ngacmimi bëhet fjalë.

Raporti nga Policia:

 NGACMIM

Suharekë 22.10.2021 – 09:19. Më 01.11.2021 është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti e kishte ngacmuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /GEP