30-04-2024

LDK në Prizren formoi Komisionin për identifikimin e kandidatëve për deputet dhe Kuvendin Komunal

Sot u mbajt takimi i radhës i Kryesisë së Degës së LDK në Prizren.

Në njoftim, thuhet se në funksion të konsolidimit dhe mobilizimit strukturor të Degës, kryesia ndër të tjera mori këto vendime:

▪︎ U formua Këshilli Koordinues;
▪︎ U caktuan udhëheqësit e Departamenteve brenda Degës;
▪︎ U formua Komisioni për identifikimin e kandidatëve për deputet dhe Asamblenë Komunale dhe
▪︎ U votua vendimi për krijimin e grupit për draftimin e Strategjisë Zhvillimore për Prizrenin.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, persona duke studiuar, tabelë dhe teksti

Asnjë koment

Comments are closed.