30-04-2024

Ylli-Bashkimi – ja kush e fitoi duelin e parë çerekfinal të ‘Play-off’-it

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore në ndeshjen e parë çerekfinale të “Play-off”-it ndaj Bashkimit me rezultat 87:69 (18:18, 23:14, 18:22, 28:15) percjell Gazeta e Prizrenit.

Te vendasit u dalluan Alonzo Verge Jr me 26 pikë, shtatë kërcime e 12 asistime dhe Nate Grimes me 13 pikë e 14 kërcime, kurse te prizrenasit më i miri ishte Lejson Zeqiri me 19 pikë e tri kërcime.

Në gjysmëfinale kualifikohet skuadra që shënon dy fitore, ku i pret Peja, që ka përparësinë e fushës në gjysmëfinale.

 

Asnjë koment

Comments are closed.