LDK në Prizren: Mashtrimi i Shaqir Totajt për ujin e pijes, ndër dështimet e shumta
Komunikata nga LDK:
Edhe një mashtrim i Shaqir Totaj, rreth furnizimit me ujë 24 orë për qytetarët e Prizrenit.
Shaqir Totaj, premtoi ujë 24 orë për qytetarët e Prizrenit, dhe atë qysh në vitin 2017 kur ishte kandidat për kryetar. Mashtrim!
E sot, kur ai është duke “qeverisur” me Prizrenin 7 vite nga premtimi i tij, nuk ka ujë!
Qysh dje, u paralajmëruan qytetarët e Prizrenit se filluan reduktimet me ujë të pishëm.
LDK në Prizren është e shqetësuar me mungesën e ujit për qytetarët në këto ditë vape kur qytetarët kanë nevojë më së shumti me furnizim.
LDK i bën thirrje gjithë institucioneve që sa më parë të hiqen reduktimet e ujit të pishëm dhe qytetarët të furnizohen me ujë.
– Dështim me Parkun e Biznesit!
– Dështim me ujë të pishëm!
– Dështim me parkingje!
– Dështim në menaxhimin e parasë publike!
– Dështim në luftimin e korrupsionit!
– Dështim në luftimin e nepotizmit!
E gjithë qeverisja dështim, abuzim dhe mashtrim!
LDK – PRIZREN, ZYRA PËR INFORMIM
Lexo edhe:
Çka tregoi në praktikë proklamata “Menaxher me diplomë nga Obama” në Prizren? – 2