LDK në Prizren: Shaqir Totaj i dështuar, tash zjarr edhe në Zonën Ekonomike
Komunikata nga LDK:
Reagimi me kohë i Lidhjes Demokratike në Prizren, për mosfunksionalizimin e Zonës Ekonomike dhe kthimit të asaj pjese në deponi mbeturinash dhe djerrinash nuk i bëri të reagojnë me kohë institucionet e qeverisjes komunale.
Sot, pamjet tregojnë që kjo zonë është kapluar nga flakët. E gjitha shkaku injorimit të reagimeve tona si parti.
Zjarrfikësit meritojnë çdo respekt dhe mirënjohje.
Menaxhimi i qytetit nga z. Totaj është i dështuar, në totalitetin e vet, prandaj qytetarët do ta ndëshkojnë me votë.
#ldkpërprizrenin
©️📸✍️ LDK – Prizren