27-07-2024

LDK prezantoi në Kuvendin e Prizrenit propozimin për vendosjen e shtatores së Presidentit Rugova në Prizren ( Video )

Kreu i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, njoftoi sot për propozimin rreth vendosjes së shtatores së Presidentit dr. Ibrahim Rugova, në sheshin e Lidhjes në Prizren, raporton Gazeta e Prizrenit.

Postimi i Selmanajt:

Me nismën e Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Prizren, sot prezantuam në Asamblen Komunale propozimin për vendosjen e shtatores së Presidentit dr. Ibrahim Rugova, në sheshin e Lidhjes në Prizren.
Vendosja e shtatores së Presidentit Rugova në sheshin e Lidhjes dhe në qytetin e Lidhjes, do i bënte nderë dhe do i jepte kuptim të plotë Kryeqytetit shpirtërorë të shqiptarëve.
Dr.Rugova ishte dhe do mbetet figura me vlera më unike për gjithë kombin shqiptarë.
Nuk kemi dyshim për mbështetjen e kësaj iniciative nga të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në Asamble.
Të bashkangjitur e keni propjekt propozimin ideor se si do dukej “Sheshi i Lidhjes” nën madhështin e shtatores së Presidentit RUGOVA!
Ky projekt propozim u arrit falë punës së madhe të arkitektes së shquar Ajlin Shishko.
Faleminderit Ajlin!

Asnjë koment

Comments are closed.