03-10-2024

Prizren: Ky është personi që vdiq tragjikisht pasi ra me veturë në lum

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Prizren–Reçan, ku një veturë ka rënë nga 10 metra lartësi dhe për pasojë, shoferi ka vdekur, ndërsa një pasagjere ka pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, viktima është rreth 70-vjeçar nga Komuna e Prizrenit, kurse gruaja e tij 67-vjeçare ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Gazeta Sinjali ka mësuar se burri i moshuar që humbi jetën tragjikisht është Fejzo Mustafic.

Sipas policisë, viktima është rreth 70-vjeç nga komuna e Prizrenit, ndërsa gruaja 67-vjeçare.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, dha detaje:”Sot rreth orës 15:40 është raportuar për një aksident trafiku, aksidenti ka ndodhë në rrugën Prizren-Reçan. Ngasësi ka humbur kontrollin në automjet, ka goditur anësoren dhe ka rënë në bregun e lumit nga lartësia diku 10 metra.
Viktima është i moshës 70-vjeçare nga komuna e Prizrenit. Në veturë ka qenë edhe bashkëshortja e tij 67-vjeçe e cila e ka pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Asnjë koment

Comments are closed.