03-10-2024

LDK në Prizren përmbyll vitin me koktejin tradicional

Në prani të drejtuesve dhe strukturave të degës, sot pasdite është organizuar kokteji i fundvitit nga dega e LDK-së në Prizren.

Kryetari i saj, Anton Quni, tha se po e përmbyllim edhe një vit me angazhime sikurse kemi vepruar gjatë tre dekadave të funksionimit tonë si parti politike.

Kryetari Quni, tha se angazhimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta duhet të vazhdojnë edhe vitin në vijim, pasi që para vetës kemi sfida të shumta drejt shërbimit ndaj interesave të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.
Drejtuesit e degës së LDK-së uruan të gjithë qytetarët me rastin e festave të fundvitit./tvpz

Asnjë koment

Comments are closed.