24-11-2024

LDK në Prizren: Të hetohet pse nuk ka ujë mbi 90 orë një pjesë e qytetit dhe fshatrave

LDK në Prizren ka reaguar për gjendjen e krijuar nga mungesa gjatë e ujit të pijes,  prej siç ka thënë 90 orësh, në një pjesë të qytetit dhe disa fshatra, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ky subjekt ndër tjera ka kërkuar hetime për ata që lejuan ndërtimin e objektit mbi gypin e rëndësishëm të ujit,  dhe të marrin masat e duhura.

Reagimi i plotë:

Pse nuk ka ujë mbi 90h?
Këto janë pamjet ku është duke u bërë ndërhyrja për sanimin e gypit të ujit.
Pamjet tregojnë gjendjet e tmerrshme ku po punohet.
Gypi është nën një objekt. Skandaloze!
Kush e lejoi këtë ndërtim mbi gypin e ujit?
Kush janë ata “eksperta” që lejuan këtë turp?
Prandaj heshtin qeveritarët, nuk e flasin as edhe një fjalë për mungesën e ujit mbi 90h.
LDK në i Prizren i bën thirrje organeve të drejtësisë që të dalin në teren dhe të shohin nga afër tmerrin. Të analizojnë nga afër se kush lejoi ndërtimin e atij objekti dhe të marrin masat e duhura.
LDK kërkon që sa më parë të rithehet uji tek qytetarët të cilët në këto ditë vape kanë nevojë dhe e kanë primare ujin e pishëm.

Asnjë koment

Comments are closed.