Lejohet mbajtja e mbrëmjeve të maturës, këto janë rregullat
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka marrë vendim që të lejoj mbajtjen e mbrëmjeve të maturës.
Siç bëhet e ditur në njoftim mbrëmjeve e maturës do të lejohen deri në ora 23:00.
Ndërsa muzika lejohet deri në ora 22:45.
Po ashtu bëhet e ditur se lejohet mbajtja e tyre me kusht që të që të shfrytëzohet 30 % e kapacitetit të hapësirës ( 30 persona për 100m ) por jo me shumë se dyqind ( 200 ) të ftuar në rastet kur 30 % e kapacitetit te hapësirës tejkalon kete numer.
Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë tri ( 3 ) metra.
Per mbajtjen e dasmave , fejesave , ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të matures , obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje .
Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës .
Lejohen deri në pestdhjete ( 50 ) klienti për 100m2 ( 5 persona për 10 m ” ) . Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.
Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.
Muzika lejohet deri në orën 22:45 .
Pergjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve nt tavolina të ndryshme të jetë së paku një ( 1 ) meter.
Pjesa e prapme e nje karrige , me pjesën e prapme te karriges tjetër duhet jenë në distance së paku një ( 1 ) meter.
Ne hapësirat e mbyllura lejohen deri ne 4 persona.