26-11-2024

Lejohet vaksinimi i grupmoshës mbi 12-vjeçare

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për të plotësuar planin e vaksinimit, rekomanduar nga trupa profesionale për imunizim kundër koronavirusit, është aprovuar vaksinimi i personave mbi moshën 16-vjeçar me vaksinën Pfizer, dhe vaksinimi i grupmoshës 12-15 vjeçare.

Për këtë të fundit vaksinimi do të bëhet me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore.

“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia, ka aprovuar rekomandimin e dhënë nga trupa profesionale kompetente-Komiteti për imunizim kundër COVID-19, për plotësimin e Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Asnjë koment

Comments are closed.