25-11-2024

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Tiranë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri, ku epiqendra ishte mes Tiranës dhe Kavajës.

Pasditën e sotme, është regjistruar një tërmet, me shkallë 3.0 Rihter, i cili nuk është ndjerë shumë, pavarësisht se ka qenë në thellësi prej 5 km, shkruan Gazeta Sinjali.

Lexo edhe:

A ka deklarata të rrejshme nga aplikantët për drejtorë e zv/drejtorë shkollash në Prizren?

Sipas njoftimit zyrtar nga Instituti Euro-Mesdhetar i Tërmeteve, epiqendra ishte 20 km nga kryeqyteti dhe 8 km nga qyteti bregdetar.

Ende nuk janë raportuar dëme, ndërkohë që paniku ekziston meqenëse ditëve të fundit ka pasur edhe tërmete tjera në Shqipëri e Ballkan.

Dëme nga kjo sizmë nuk janë raportuar. Ndërsa, frika e një goditjeje më të fortë vijon të jetë e pranishme te qytetarët, pas disa lëkundjeve më të forta të ndjera në javët e fundit.

Kujtojmë se më 26 nëntor të vitit 2019, mbi 50 persona humbën jetën tragjikisht pas një tërmeti shumë të fortë që goditi vendin, me epiqendër Thumanën.

Asnjë koment

Comments are closed.