Lëndohet aksidentalisht me armën e tij një person në një fshat të Suharekës, pasi sulmoi një tjetër
Një person dyshohet se aksidentalisht plagosi veten me armën e tij, derisa sulmoi një person tjetër, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Peqan të Suharekës, ndërsa i lënduari është dërguar për trajtim në QKUK.
Raporti nga PK:
Fsh. Peqan , Suharekë 05.03.2023-23:55. I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me kondak të pistoletës viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pasi kishte shtënë në ajër nga pakujdesia dyshohet se aksidentalisht kishte plagosur vetën. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku i dyshuari është dërguar në QKUK për tretman të vazhdueshëm mjekësor. Si provë materiale është sekuestruar një pistoletë me dy copë fishekë dhe dy bateri dore për ndriçim. Rasti në procedurë hetimore. /Gazetae Prizrenit/