Lëndohet rëndë një punëtor në Suharekë
Një punëtor ka futur aksidentalisht dorën në një ventilator për pastrimin e ajrit me ç’ rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas policisë, viktima dje pasdite ishte duke punuar në një gurthyes, transmeton Gazeta e Prizrenit.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në firmë (gurthyes), gjatë punës kishte futur dorën aksidentalisht në një ventilator për pastrimin e ajrit ku ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Në vend ngjarje ka qenë njësite policore edhe inspektorati i punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori “, thuhet në njoftimin e policisë.