Lëndohet rëndë një punëtor në Suharekë

Një punëtor ka futur aksidentalisht dorën  në një  ventilator për pastrimin e ajrit me ç’ rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas policisë,  viktima dje pasdite ishte duke punuar në një gurthyes, transmeton Gazeta e Prizrenit.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në firmë (gurthyes), gjatë punës   kishte futur dorën aksidentalisht  në një ventilator për pastrimin e ajrit ku ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në vend ngjarje ka qenë njësite policore edhe inspektorati i punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori “, thuhet në njoftimin e policisë.