“Libra me zë” – krijohet platforma e librave elektronik me zë
Një grup vullnetarësh ka realizuar platformën online për regjistrimin e librave të quajtur “Libra me zë”.
Librat do të lexohen, incizohen dhe më pas do të futen në uebfaqe.
Ky projekt është financuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, dhe është përkrahur nga Instituti Demorkraci për Zhvillim.
Ndërsa ideatori i kësaj platformë “Libra me zë”, Egzon Bunjaku për RTK-në tha se kjo platformë do të shërbejë për motivimin e personave të verbër për të mësuar dhe studiuar.
Bunjaku ka theksuar se në këtë platformë janë angazhuar mbi 100 aktivistë të cilët kontribuojnë në forma të ndryshme si në mbledhjen e fondeve, në leximin e librave, në anagazhimin për marrjen e autorizimeve për leximin e librave dhe shumë forma të tjera.
Po ashtu ai bënë thirrje që të gjithë t’i bashkohen iniciativës së tij, dhe të kontribuojnë për rritjen e numrit të librave.