19-05-2024

Kosova e 26-a në “Baku 2019”, lë pas edhe Serbinë

Ekipi Olimpik i Kosovës ka përfunduar në vendin e 26-të nga 50 shtete pjesëmarrëse në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF), Baku 2019.

Ky sukses ka ardhur pas medaljes së artë të atletit Muhamet Ramadani. Ai fitoi të artën në disiplinën hedhje e gjylës. Kosova la pas shtete të fuqishme si Hungaria, e cila fitoi 19 medalje, por jo edhe të artën, Zvicrën, Slloveninë, Serbinë, etj.

Ekipi ynë u përfaqësua në kryeqytetin e Azerbajxhanit me 18 sportistë të pesë sporteve të ndryshme, ndërsa fitoi një medalje. EYOF-i i ardhshëm 2023 do të mbahet në Banska Bistrica të Sllovakisë. Gjithsesi, paraqitja e vetëm një garuesi në nivele të larta është shumë pak për Kosovën, e cila njihet si një vend që prodhon sportistë kulmor. Për Komitetin Olimpik të Kosovës, Baku është një përvojë e mirë për sportistët, tanë dhe po besohet se nga kjo përvojë do të nxjerrin më të mirën në mënyrë që në garat e ardhshme të prezantohet edhe më denjësisht.

Image

Asnjë koment

Comments are closed.