Licencohet KF Liria
Klubi nga OJQ zyrtarisht ka kaluar në SH.P.K.
Njoftimi nga klubi:
Pas një sërë orvatjesh lidhur me definimin e statusit juridik të Klubit të Futbollit Liria, sot Komisioni Vlerësues për Licencim të klubeve i MKRS-së, ka dhënë verdiktin pozitiv.
Klubi i Futbollit Liria SH.P.K. tash e tutje, s’ka asnjë pengesë ligjore, lidhur me sposorizimet që mundëson ligji për klubet sportive.
Është ky lajm i pritur, tash e sa kohë jo vetëm nga drejtuesit e adhuruesit e klubit, por dhe për donatorët e shumtë që ishin në pritje të këtij licencimi.
Licencimi i FC Liria, hapë rrugë bashkëpunimit me biznese, që do të mundësojnë arritjen e synimeve.
Me këtë licencim, rritet edhe qëndrueshmëria ekonomiko-financiare, që është dhe bazë për zhvillimin e klubit, dhe e bënë më të lehtë realizmin e objektivave.