Limaj: Dëshmorët edhe të vdekur i shërbejnë atdheut
Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në akademinë përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së në rajonin e Vrrinit, ka thënë se nuk ka vend të lirë pa varreza të dëshmorëve, sepse liria dhe dëshmorët, sipas tij, janë të pandashëm.
“Liria e Kosovës është paguar shtrenjtë. Dëshmorët, sipas tij, edhe të vdekur i shërbejnë vendit. Ata ai thotë se i janë ushqim e vizion njerëzve për të ecur përpara”, ka thënë ai.
“Akademitë përkujtimore nuk bëhen vetëm për t’i nderuar ata që kanë rënë për liri, për me tepër këto akademi bëhen edhe për të gjallët dhe për të na shërbyer e kujtuar ku kemi qenë dhe çfarë sakrificë është bërë për vendin dhe për të thënë që sado punojmë është pak për vendin tonë. Kjo që gëzojmë është paguar shtrenjtë. Nuk është përgjakur ky rajon vetëm në vitin 1998, por pandërprere sa ka qenë pushtuesi. Dëshmorët edhe të vdekur i shërbejnë atdheut”, ka thënë ndër të tjera Limaj.
Zafir Berisha njëri nga udhëheqësit e UÇK-së, të kësaj zonë ka thënë se Epopeja e UÇK-së në Vrri është një nga ngjarjet më të dhimbshme, por në të njëjtën kohë edhe të lavdishme.
Ndryshe, gjatë betejës së Vrrinit nga 1 deri 5 shtatori 1998, në përballje guximtare ranë për të mos vdekur kurrë në altarin e lirie 28 pjesëtarë të UÇK-së.
Në kontekstin e shënimit të 20-vjetorit të Epopesë së Vrrinit, Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Prizren janë organizuar një sërë aktivitetesh përkujtimore, përfshirë homazhet në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, si dhe organizimin e garave tradicionale të pehlivanëve në fshatin Lez.