25-11-2024

Liria drejt rënies nga liga për faj të “Talentit” dhe Adem Morinës

Shkruan: Ilir BALDEDAJ

Talent, sikur që nuk të ka shkrep në klubin e basketbollit “Bashkimi”, nuk po të shkrep as në KF “Liria”. Për këtë ti i pari je fajtori, dhe pas teje menjëherë Adem Morina. Keni zhku zhag që të dy, duke e mashtruar opinionin se po e çkapni klubin, e në realitet keni pas qëllime tjera. Por, kur je me mendime të kqia, gjithnjë përfundon keq.

Me shumë sakrifica, Liria u rikthye në elitën e futbollit, dhe me krejt ato maskarada që i ke ba me klubin ti bashkë me Ademin, i keni qit në pozitë të keqe edhe dashamirësit më të mdhaj të futbollit, dhe krejt ata njerëz të PDK që janë kanë zëri kryesor për ndryshime në klubin e qytetit.

Në ndeshjen e parë, e keni pas stadiumin plotë shikues me shpresën se diçka e mirë po vjen më në fund, por sot edhe ata pak shikues çka kanë mbetur, edhe ata janë të zhgënjyer. Talent, ti je fajtori kryesor dhe pas teje vjen Ademi.

E keni mbyt klubin, e keni mbyt trajnerin më me za në Turqi, i keni mbyt edhe krejt ata trajnera që janë pjesë e klubit, i keni mbyt njerëzit që për vite kanë dhënë djersë për klubin, i keni mbyt edhe shikuesit.

Kështu është kur politika i fut hundët në sport, e sidomos kur ata që thirrën si politikbërës e udhëheqës janë skajshmërisht të dobët. Identik sikur ti Talent, e vartësi yt.
Liria në fund të tabelës, çka me shkru tjetër.

P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.