24-11-2024

Liria e Ballkani sot mysafir në Prishtinë, përkatësisht Drenas

Dy ekipet e rajonit të Prizrenit në futboll, Liria e Ballkani sot si mysafir zhvillojnë ndeshjet e fundit të mbetura të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Në ndeshjen e parë Ballkanin, nga ora 14:00, në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas përballet me Feronikelin, që kërkon të ruajë kreun e tabelës, dhe përveç fitores asnjë rezultat tjetër nuk do të diskutohet.

Liria ndërkaq në ora 18:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ takohet me Prishtinën.

Skuadra e Mirel Josës vazhdon të mbetet në garë për titull, dhe fitorja ndaj Lirisë është e domosdoshme.

Në anën tjetër, Lirisë i duhet së paku lojë e mirë, për ta përmirësuar imazhin nga ndeshje me Llapin në Prizren, kur pësoi 0:4. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.