04-05-2024

AAK kërkon ndërprerjen e financimit të Lirisë nga paratë e taksapaguesve prizrenas

Përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren kanë kërkuar ndërprerjen e financimit për klubin Liria me paratë e taksapaguesve, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Shefi i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal, Ilir Baldedaj ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’ se klubi futbollistik Liria është shndërruar në një skuadër që turpërohet kudo që luan, në Prizren apo jashtë Prizrenit.

Ndër tjera ai ka shkruar:

“Turpi më i madh i këtyre ditëve është papërgjegjësia ekstreme e kryesisë, e cila edhe përkundër dështimit total po sillet sikur në Liri s’po ndodh asgjë .

Kryesia e KF “Liria” e ka lënë në baltë skuadrën dhe kanë udhëtuar në “piknik” në Turqi.

Fotografia e Ilir Baldedaj

Kjo kryesi i ka keqpërdor parat e taksapaguesve duke paguar kontrata për futbollistë që fare nuk kanë luajtur në Liri si dhe paguan shuma të majme për futbollistë e trajnerë për dështime, , prandaj është e patolerueshme që parat e taksapaguesve të përdoren për rrënimin e Lirisë.

Kuvendi Komunal urgjentisht të marr vendim që të mos e mbështes më materialisht këtë kryesi të papërgjegjshme, ndërsa futbollistët e gjeneratës së vjetër duhet të mobilizohen dhe ta marrin fatin e Lirisë në dorë”, ka shkruar Baldedaj./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.