24-04-2024

Liria fiton ndaj Trepçës

Sot në Prizren, Liria mposhti Trepçën me rezultat 3-0.

Pjesa e parë në këtë përballje kaloi me dominim të prizrenasve, ku krejt në fund të pjesës së parë në minutën e 45’ , Astrit Berisha shënoi për epërsinë 1-0.

Në pjesë e dytë të ndeshjes , Liria e shpërdoroi një penallti, ku gjuajtjen nga pika e bardhë të Liridon Fetahajt e priti portieri mitrovicas.

Për skuadrën e Lirisë shënuan, Altin Aliu në minutë e 72’ dhe Liridon Fetahaj në minutat shtesë 93’.

Këtë përballje skuadra prizrenase e mbylli me fitore 3-0 , për ta bërë edhe një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të vendit të dytë, që dërgon në barazhin drejt Superligës.

Liria ka 10 pikë më pak se Trepça të cilën e mposhti sot në “Përparim Thaçi”.

Kjo është rendita tabelare:

Asnjë koment

Comments are closed.