Liria humb nga Ferizaj 0 : 1

Liria e Prizrenit sot humbi nga Ferizaj vendas me rezultat 0:1. Ky ballafaqim u zhvillua në kuadër të javës së dytë, të IPKO Superligës së Kosovës, ndërsa nga dy ndeshjet e para prizrenasit nuk kanë asnjë pikë, shkruan “Gazeta e Prizrenit.net”

Golin e fitores për Ferizajn e shënoi në minutën ‘88 Avdyl Haliti.

Në minutën e 5 të lojës, Liria ishte pran golit, por mbrojtja e Ferizajit ishte e kujdesshme. Në minutën 17′ Ferizaj shënon gol, por anulohet për goditje dënimi në sulm pas një fauli ndaj portierit të Lirisë. Në minutën 67 kishte rast Karahoda i Lirisë që gjuajti, por pa sukses.

Ndeshjen e përcollën rreth 500 shikues.

Kjo është humbja e dytë radhazi e Lirisë, kësaj radhe si mysafire. Në ndeshjen e javës së parë, Liria humbi si vendëse ndaj Ballkanit të Suharekës me rezultat 1:0.

Nga skuadrat e rajonit tonë edhe Ballkani dje humbi në terrenin e vet nga Llapi me rezultat 0:3./GazetaePrizrenit.net/.