20-04-2024

Vdes një këmbësore nga goditja e veturës në Prizren

Në grua e moshës 78 vjeçare ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë në rrugën “Ismail Kryeziu”,  pjesë e magjistrales Prizren-Gjakovë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:00, tek auto-larja “Xhafa”, në Arbanë skaj rrugës më katër korsi, që vazhdon për në Gjakovë, derisa  gruaja D.M e lindur në vitin 1940 kishte tentuar ta kalonte rrugën.

Njëri nga zyrtarët policor për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi tha se viktima fillimisht është dërguar në spitalin e Prizrenit, por për shkak të plagëve të marra është dërguar në QKUK.

“Rreth orës 15 e 30 minuta nga QKUK kanë njoftuar se e aksidentuara ka vdekur dhe me urdhër të Prokurorit trupi është dërguar për obduksion, derisa shoferi i dyshuar F.T i lindur me 1993, është ndaluar në arrest për 48 orë”, tha ai, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas hetimeve të para të policisë rasti kishte ndodhur, derisa njëri nga shoferët e krahut të djathë i kishte dhënë përparësi viktimës për ta kaluar rrugën, ndërkohë që vetura nga krahu i majtë, me targa të Kroacisë e  kishte goditur.

Policia ka apeluar për kujdes tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, pasi vetëm gjatë këtyre dy muajve të verës kanë ndodhur disa aksidente fatale në rajonin e Prizrenit. /GazetaePrizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.