22-11-2024

Liria humbi në Prizren, “matematikisht” ka rënë nga SuperLiga

Liria humbi sot nga Feronikelit ’74, që e mundi për të tretën herë këtë sezon.

Me këtë humbje prizrenasit, edhe matematikisht kanë rënë nga SuperLiga, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Feronikeli ’74 nga Drenasi, sot  ka fituar rezultat 2-0 edhe ndeshjen e tretë, që u luajt në stadiumin ”Përparim Thaci” në Prizren,

Robert Rrahmani në minutën e 49-të dhe Ibrahim Cërrvadiku në të 76-tin minut shënuan për skuadrën e drejtuar nga Shefki Kuqi.

Feronikeli ’74 me këtë fitore shkon në kuotën e 26-të pikë dhe renditet në vendin e shtatë në tabelë.

Në anën tjetër Liria mbetet në vendin e fundit me vetëm 10 pikë./ Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.