25-11-2024

“Liria” përfiton mbështetje financiare si OJQ nga Komuna e Prizrenit, paqartësi rreth privatizimit të klubit

Ka përfunduar tani tenderi i privatizimit të Klubit FC LIRIA, klubi më i vjetër i futbollit në Kosovë.

Nga sot u bëra President i Klubit FC LIRIA dhe pronar i FC LIRIA Sh.P.K”, kështu pati shkruar më 15 prill në profilin e tij në ‘facebook’, Rahman Kice.

Por, një thirrje publike nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e datës 04. 05. 2022 për organizatat jo-qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës dhe individët që veprojnë në Komunën e Prizrenit, të cilës ju ka përgjigjur edhe KF “Liria” në cilësinë e OJQ-së, me ç’rast komisioni përkatës e ka shpallur fituese të LOT 1.

Deri më tani nuk është bërë publike statusi i KF “Lirisë”, dhe bazuar në shpalljen si fitues i LOT 1 nga DKRS-ja, nënkupton se klubi prizrenas ende vazhdon të jetë OJQ, dhe jo e privatizuar. Gjithnjë duke u bazuar në dokumentin e publikuar nga Komuna e Prizrenit, e cila e ka publikuar listën preliminare të fituesve, pa dhënë sqarime për mjetet që kanë fituar klubet e kategorizuara dhe individët aplikues./04 Online

Asnjë koment

Comments are closed.