Prizren: Reagojnë “Arpaxhikët” pas humbjes së thellë të Lirisë në Prizren 0:4 nga Gjilani.
Kjo humbje pothuajse e fundos Lirinë. Pas 16 xhirove, Liria mbetet e fundit në Tabelë në Albi Mall Superligë me 9 pikë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Gjasat janë minimale për shpëtim nga rënia. A është ky një zhgënjim i prizrenasve adhurues të futbollit dhe shikuesve besnik. Dështim total i menaxhmentit të klubit. Premtuan Europen, por?
Në fund, sot pati dhe reagim nga publiku “Arpagjikt”, të cilët shfaqen pakënaqesitë. Dikush duhet të mbaje përgjegjësi!
Liria në 15 vitet e fundit, kurrë s’ka pësuar kësi debakli në Prizren 0:4 si sot me Gjilanin.
Sipas burimeve, futbollistet janë pa paga tash e dy muaj e disa nga ta kanë marre vetëm një pagë.
Sipas njohësve të rrethanave, në këtë gjendje kanë ndikuar se janë larguar lojtaret që barten barrën, ndërsa janë sjelle disa të tjerë të dobët pa cilësi, dhe fundi po shihet. /Gazeta e Prizrenit