17-05-2024

Liria pëson humbje nga Prishtina 1:0

Liria e Prizrenit, sot pësoi edhe një humbje të tretën radhazi, por kësaj radhe si mikpritëse ndaj ekipit të Prishtinës me rezultat 1:0.

Të dyja skuadrat u munduan të shënonin, por nuk ia dolën në 45 minutat e parë.

Në minutën e 64, pasi Korenica hapi lojën në krahun tjetër te Arbër Hoxha, ishte ky i fundit që gjeti Thaçin të lirë në krah, e që me një harkim vë në pozitë shënimi sulmuesin Basit Khalid, i cili shënoi nga afërsia për 1:0 dhe epërsinë e kryeqytetasve.

Minutat e fundit Liria pati iniciativën duke shpresuar në një barazim, por nuk ja doli.

Kësisoj Prishtina arriti t’i kthehet fitoreve, ndërsa Liria vazhdoi serinë e humbjeve.

Ndeshja u zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi”, ndërsa e drejtoi Mervan Bejtullahu nga Gjilani.

Liria radhitet në vendin e 11 me 6 pikë.

Në anën tjetër, Ekipi i Ballkanit të Suharekës, si mysafir kundër KEK-ut ka barazuar në Obiliq me rezultat 2:2

Këto janë ndeshjet e javës së 8 të IPKO Superligës në Kosovë. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.