
Golin e parë në ndeshje e shënoi Heric, në minutën e 8’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Rogonoviq e dyfishoi epërsinë për gjilanasit, në minutën e 46’.
Për golin e tretë dhe të fundit në këtë ndeshje u përkujdes Basha, në minutën e 85’.
Gjilani pas fitores mbetet në zonën e barazhit me 25 pikë të grumbulluara, teksa Liria në fund të tabelës me vetëm 10 sosh. /KK