18-05-2024

Liria pëson humbje të thellë

Gjilani ka shënuar fitore të lehtë ndaj Lirisë, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani ka shënuar fitore të lehtë ndaj Lirisë, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll

Golin e parë në ndeshje e shënoi Heric, në minutën e 8’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Rogonoviq e dyfishoi epërsinë për gjilanasit, në minutën e 46’.

Për golin e tretë dhe të fundit në këtë ndeshje u përkujdes Basha, në minutën e 85’.

Gjilani pas fitores mbetet në zonën e barazhit me 25 pikë të grumbulluara, teksa Liria në fund të tabelës me vetëm 10 sosh. /KK

Asnjë koment

Comments are closed.