25-04-2024

Liria sot luan në Ferizaj, çfarë presin prizrenasit?

Liria e Prizrenit sot do të luaj me Ferizajn vendas. Ky ballafaqim zhvillohet në kuadër të javës së dytë, të IPKO Superligës së Kosovës, ndërsa atje synojnë t’i fitojnë pikët e para, shkruan “Gazeta e Prizrenit.net”

Drejtuesit e klubit njoftuan se gjatë tërë javës “bardhezinjtë” kanë punuar në përgatitjen sa më të mirë të skuadrës, në mënyrë që të marrin pikët e para në këtë sezonë.

Kryetari i klubit, Ilijaz Ilijazi, tha se ekipi është përgatitur mjaftueshëm. “Jemi në konsolidim dhe komponim të ekipit sepse, siç dihet kemi filluar nga e para. Prandaj edhe pse do ta kemi vështirë presim të kthehemi me pikë

Në klub, thanë se për shkak të lëndimit ende nuk dihet nëse do të inkuadrohet në formacion Bledi Mema, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.

Në ndeshjen e javës së parë, Liria humbi si vendëse ndaj Ballkanit të Suharekës me rezultat 1:0. Po ashtu edhe Ballkani dje humbi në terrenin e vet nga Llapi me rezultat 0:3.

Në Ferizaj, Liria,do të ketë përkrahjen e “Arpagjikëve”, që do të udhëtojnë për ta përcjellë ndeshjen e parë të ekipit si mysafir.

Ndeshja, Ferizaj-Liria luhet në fushën me bari sintetik, në ora 16.45./GazetaePrizrenit.net/.

Asnjë koment

Comments are closed.