23-04-2024

Shpërndahet me shpejtësi kënga që godet “komandantët” (video)

Këto ditë po flitet, si asnjëherë më parë për veteran të rrejshëm të UÇK-së, që dëshmon për një reagim më këmbëngulës se asnjëherë tjerr kundër kësaj dukurie, që degradon luftën e shenjtë për liri dhe ata që vërtet luftuan e ranë heroikisht nëpër betejat kundër armikut, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Reagimet e shumta nëpër media, duket se po përkrahen edhe nga vetë qytetarët. Ata nëpër rrjetet sociale me të madhe janë duke shpërndarë një këngë monolog, të Arton Cervadikut “Ushtari i lirisë”, në të cilën preket realiteti në Kosovë, përkatësisht goditen disa “komandantë”.

Kënga po merr pëlqime të shumta dhe komente nga më të ndryshmet./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.