Liria, sot nis sezonin pranveror, në Prizren pret Ferronikelin
Liria e Prizrenit, sot nis stinorin pranveror të sezonit 2018/19 si nikoqire ndaj Ferronikelit nga Drenasi, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Përkundër që Ferronikeli është në vendin e dytë të tabelës, me vetën një pikë më pak se Prishtina, që ka 40 pikë, në skuadrën prizrenase janë optimistë për një rezultat të mirë.
Liria qëndron në vendin e 10 nga 12 skuadrat garuese në këtë nivel, me 19 pikë të fituara në sezonin vjeshtor.
Takimi fillon në ora 13:30 në stadiumin e qytetit të Prizrenit në ‘Përparim Thaçi’.
Të shtunën që shkoi ndërkaq ka nisur stinori pranveror. Skuadra tjetër e rajonit të Prizrenit, Ballkani i Suharekës në terrenin e tij mundi Drenicën 2-0. Me këtë fitore Ballkani grumbullon 24 pikë,ndërsa fundjavën që vjen pret skuadrën e KEK-ut. /GazetaePrizrenit.net/