05-05-2024

Liria vazhdon serinë e humbjeve, ja edhe tabela në Superligë

Kanë përfunduar dy ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll.

Liria e Prizrenit edhe sot e vazhdoi serinë e humbjeve, kësaj radhe nga Drita që e mposhti minimalisht 0:1.

Ndeshja u zhvillua në javën e 20-të në futbollin kosovar.

Me këtë fitore, “Intelektualët” shkojnë në kuotën e 37 pikëve në pozitën e 3-të, kurse Liria në të fundit me vetëm 9 pikë.
Derbi i javës mes Gjilanit dhe Prishtinës u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1.

Prishtina shkon në kuotën e 30 pikëve në pozitën e 4-të, kurse Gjilani në pozitën e 8-të me 20 pikë./IO

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.