28-07-2021

Liridon Balaj shënon për Aaraun, Liridon Berisha për Kriensin

Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të jenë të rëndësishëm për skuadrat e kategorisë së dytë të Zvicrës.

Të premten janë luajtur ndeshjet e javës së 13-të dhe shqiptarët ishin protagonistë.

Tek Aarau që barazoi 3:3 me Stade-Laussane, golin e fundit e shënoi Liridon Balaj. Ai realizoi me asistim të Donat Rrudhanit. Golin e dytë e shënoi Binjamin Hasani. Liridon Berisha realizoi me asistim të Albin Sadrijaj, në barazimin 1:1 të Kriensit me Schaffhausenin.

Kreshnik Hajrizi asistoi në fitoren 3:0 të Chiassos ndaj Wilit. Ndërkohë Samir Ramizi kishte gol e asistim në fitoren 4:0 të Winterthurit ndaj Xamaxit. Me një asistim ndihmoi edhe Granit Lekaj.

Asnjë koment

Comments are closed.