10-04-2021

“Unë e Lumiri kurrë në Vetëvendosje”, anëtari i LDK-së ia kujton Vjosa Osmanit fjalimin në Kuvend

Vjosa Osmani mbrëmë në një intervistë në Televizionin Publik të Kosovës ka treguar se s’ka kthim në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me një listë të veçantë.Ushtruesja e detyrës së presidentit ndërkohë ka treguar se mund të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa ka thënë se s’do të ketë kurrfarë komunikimi me LDK’në për punë të koalicionit, meqë sipas saj kjo parti ka mbajtur në pushtet kapësit e shtetit.

Anëtari i LDK’së, Bajram Gecaj, ka shpërndarë një video në të cilën shihet përplasja e Vjosa Osmanit me Albin Kurtin në Kuvendin e Kosovës. Në këtë video, Osmani shihet teksa e pyet Kurtin se sa njerëz të PDK’së dhe LPK’së ke në parti.

Osmani gjithashtu në këtë video dëgjohet teksa i thotë Kurtit se kjo është edhe arsyeja se pse ajo dhe Lumir Abdixhiku kurrë nuk do t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje.“ Vetëm shiko sa ish-deputetë të PDK’së ke përreth, shiko sa ish-LPK-ist ke përreth. Dhe do ta marrësh përgjigjen pse unë e Lumiri, jo sot, por kurrë nuk do të vijmë në Vetëvendosje”, ka thënë Osmani.Këto fjalë të Osmanit, Bajram Gecaj i ka quajtur si “FALSO”. Sipas tij, ajo ka qenë edhe në atë kohë dhe vazhdon të jetë ‘falso’

Asnjë koment

Comments are closed.