24-12-2024

Lirohet nga paraburgimi i dyshuari për krime lufte në masakrën e Krushës së Vogël

M.P, i dyshuari për masakrën në Krushë të Vogël, i cili u ekstradua nga Hungaria tek autoritetet kosovare në maj të këtij viti, është liruar sot nga paraburgim, shkruan Gazeta Insajderi.

Drita Hajdari, prokurore e Prokurorisë Speciale, ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, se ndaj të dyshuarit kam kryer hetime dhe kanë pushuar për momentin shkaqet për të cilat është kërkuar paraburgimi”.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në maj të këtij vitit kishte bërë të ditur se një i dyshuar për krime lufte është ekstraduar nga Hungaria në Kosovë.

“Sot, institucionet tona kanë realizuar ekstradimin nga Hungaria të një individi të dyshuar për krimet e luftës në Kosovë. Kemi dhënë garanci të plota se krahas ballafaqimit me përgjegjësinë, ne do të respektojmë dinjitetin dhe të drejtat e secilës palë në procedurë”, citohet të ketë thënë Tahiri në një komunikatë për media.

Asnjë koment

Comments are closed.