27-07-2024

Lirohet nga Specialja Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka vendosur që ta lirojë me kusht Isni Kilajn.

Vendimi është marrë më 3 maj, derisa është konfirmuar më 13 maj edhe nga një panel i Gjykatës së Apelit.

Në njoftimin e ZPS-së bëhet e ditur se zgjatja e paraburgimit për Kilajn në rrethanat aktuale do të ishte e paarsyeshme, duke marrë në konsideratë prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën e tij për liri në rrethanat e zhvillimeve të reja.

Aty bëhet e ditur se ndonëse Kilaj vazhdon të jetë i dyshuar në proceset e DHSK-së dhe lirimi i tij është objekt i kushteve të rrepta të vendosura nga Gjykatësi, ndër të tjera, që ai duhet t’i japë administratores një garanci financiare (dorëzani) në shumën 30.000 euro si kusht paraprak për lirimin e tij.

Asnjë koment

Comments are closed.