Lista e LDK-së pëson ndryshime
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Alma Lama, ka treguar se lista e kësaj partie ka pësuar ndryshime.Lama ka shkruar në Facebook se kjo ka ndodhur për shkak të kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për përfaqësim të drejtë të kuotës gjinore në listat e partive.Si rrjedhojë, renditja e saj në listë, nga numri 90 sa ishte, ka kaluar në 87.
“Për shkak të përfaqësimit të drejtë të kuotës gjinore, siç ka kërkuar KQZ-ja, lista e LDK-së ka pësuar disa ndryshime. Në listën e KQZ-së, tani unë do të bart ne këtë numër: #87”, ka shkruar Lama.
Nuk dihet ende se si kanë ndryshuar numrat e kandidatëve tjerë në listën e LDK’së.
Ndryshe, ish-ambasadorja e Kosovës në Romë, Alma Lama i është rikthyer politikës duke kandiduar për deputete e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK’së.
Ish-deputetja e VV’së dhe LDK’së ishte emëruar ambasadore e Kosovës në Itali më 2016.