23-04-2024

Liverpooli gabon sërish, ‘nxehet’ lufta për titull në Premierligë

Liverpooli ka gabuar sërish në Premierligë dhe tani ka vetëm tri pikë më shumë se Manchester City.

Me këtë barazim, diferenca mes Liverpool dhe Manchester City ngushtohet në vetëm tri pikë, me “The Reds” si liderët e ligës.

Liverpooli ka dështuar që të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te West Ham Unitedi në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25 në Premierligë, duke barazuar 1-1

Ndeshja nisi siç është më së miri për ekipin e Jurgen Klopp, që kaloi në epërsi në minutën e 22’ me anë të Sadio Mane, ani pse James Milner ishte në pozitë jashtë loje,

Gazimi i mysafirëve zgjati shumë shkurt, pasi Michail Antonio realizoi në minutën e 28’ për të barazuar gjithçka në London Stadium.

Mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri hyri në lojë në minutën e 68-të, por nuk arriti që ta ndihmojë Liverpoolin që të korr fitore./Zeri

Asnjë koment

Comments are closed.