19-04-2024

Lojtarët shqiptarë rrahin gjyqtarin serb

Futbollistë të klubit shqiptarë, të Klubit Futbollistik Isa Boletini Sindelfingen, që është pjesë e rangut të ulët të futbollit gjerman, kanë sulmuar gjyqtarin serb, Darko Milakovic.

Ngjarja ndodhi në ndeshjen me FSV Deufringen, ku skuadra shqiptare humbi me rezultat 4 me 2.

Rrahja ndodhi derisa rezultati ishte 3-2.
Milakoviç nxiti frustrimin e futbollistëve pasi përjashtoi dy lojtarë të Isa Boletinit.

Pas përfundimit të takimit, tre lojtarë raportohet se sulmuan serbin duke i shkaktuar lëndime në këmbë.

Sipas mediave serbe, gjyqtarin pastaj e sulmuan edhe futbollistë të tjerë.

Në mbrojtje të tij dolën futbollistët e klubit Deufrungenit, të cilët e mbajtën të sigurt derisa erdhi policia.

Asnjë koment

Comments are closed.